Mikullovci nuk ishte i pranishëm sot në Kuvend

Mikullovci nuk ishte i pranishëm sot në Kuvend

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputetë dhe anëtarë të këtij subjekti sot vizituan deputetin, Adem Mikullovcin.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi deputeti Rexhep Selimi, shkruan rtv21.tv

“Te Baca Adem Mikullovci”, shkroi Selimi krahas fotografisë së publikuar në instagram.

Në seancën e sotme të shpërndarjes së Kuvendit nuk ishte i pranishëm deputeti Adem Mikullovci.

Kuvendi i Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme u shpërnda me 88 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime. Tani presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet të caktojë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në nenin 66 të Kushtetutës thuhet se zgjedhjet e rregullta për Kuvend mbahen më së voni tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit, kurse në raste të shpërndarjes së Kuvendit, jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes./21Media