Deputetët kërkojnë që të zbriten pagat e drejtuesve të Trustit

Sipas Abdixhikut pagat në Trust janë disproperciononale me pagat tjera

Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa sot ka rekomanduar që të ulen pagat për 25 përqind për zyrtarët e lartë në Trustin e Kursimeve Pensionale.

Në rekomandime thuhet që pagat e këtyre zyrtarëve të jenë në nivel të pagave të drejtuesve të Bankës Qendrore të Kosovës.

Aktualisht paga më e lartë në Trust është 4 mijë e 980 euro, e drejtorit menaxhues, ndërsa paga më e lartë në BQK është e guvernatorit 4 mijë e 120 euro.

Kryetari i këtij Komisioni Lumir Abdixhiku ka thënë se pagat në Trust janë disproperciononale me pagat tjera.

Mirëpo, ai tha se ende mbeten pagat e larta edhe në BQK, por meqë është mbikëqyrës i Trustit BQK-ja, le të jenë këto paga njësoj edhe në Trust.

Naser Osmani, anëtar i Komisionit tha se rekomandimi i grupit punues është që të zvogëlohet për 25 përqind për të gjitha pozitat e larta në Trust dhe të hiqen shtesat dhe bonuset tjera për mbledhjet e tyre.

Ndërsa paga e drejtorit menaxhues të Trustit Adrian Zalli me shtesa dhe bonuse arrin prej 5 deri 6 mijë euro në muaj.

Back to top button