Deputetët kundërshtojnë që Prokuroria t’i raportojë Kuvendit

Debat i nxehtë në Komisionin Parlamentar, Haxhiu largohet mbledhjen

Mbledhja e komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete u zhvillua me debat të nxehtë. Shumica e deputetëve kundërshtonin idenë që prokuroria t’i raportojë Kuvendit për hetimet lidhur me raportet e komisioneve hetimore.

Kryetarja e këtij komisioni këmbëngulte që ky propozim të kalojë pasi sipas saj nuk ka të bëjë me ndërhyrje në drejtësi. Në fund ajo i kritikoi deputetët se nuk po lexojnë dhe e nervozuar e lëshoi mbledhjen./21Media

Back to top button