Sot deputetët diskutojnë me qytetarë të Klinës

 Sot deputetët diskutojnë me qytetarë të Klinës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019. Gjatë takimeve publike që po zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët po kanë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet sot në qytetin e Klinës.

Ky takim mbahet në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Klinë dhe  pritet të fillojë në orën 14:00.

Në debat marrin pjesë deputetët: Mirjeta Kalludra –LDK, Evgjeni Thaçi-Dragusha-PDK, Fatmire Kollçaku-LVV, Time Kadrijaj-AAK, Shqipe Pantina-PSD dhe Haxhi Shala –Nisma.

Deputët e Kuvendit në këtë vit kanë mbajtur takime në Vushtrri dhe Skënderaj. /21Media