“Deputetët po i hedhin zjarrit benzinë për vota”

Sipas Zekës, puntorët e arsimit mos t’i dëgjojnë deputetë, të kthehen në punë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka iu ka bërë thirrje mësimdhënëse që t’i kthehen mësimit, pasi sipas tij disa deputetë të Kuvendit të Kosovës po i hedhin zjarrit benzinë për vota.

Ai u shpreh se disa deputetë në mënyrë ‘absolute dhe lakuriq’ po e demonstrojnë interesin e tyre personal.

Zeka tha se nuk i intereson se edhe sa do të vazhdoj punën kjo Qeveri, por i intereson se kjo Qeveri mos të shkojë me gënjeshtra.

“Në kohën kur Kosova nuk ka qenë kurrë në krizë më të madhe për shkakun e të gjitha partive politike të Kosovës, për shkakun e të gjithë neve edhe si deputet të këtij vendi që nuk kemi aprovuar ligje, nuk e kemi përmbushur arsyetimin pse jemi deputet të parlamentit të Kosovës e mora fjalën duke iu bërë thirrje të gjithë mësuesve, të gjithë punëtorëve të arsimit që të kthehen në vendet e tyre të punës dhe të mos dëgjojnë deputet demagog që rrejnë publikisht, që manipulojnë publikisht, që i hedhin benzinë zjarrit të Kosovës vetëm për do vota të mjera dhe këtë e bëjnë ata deputet të cilët në jetën e tyre kurrë nuk kanë pasur dhe nuk kanë me pas perspektiv”, shtoi ai.

Ndryshe, greva në arsim sot ka hyrë në ditën e 13-të, përderisa SBASHK-u ka përsëritur se nuk lëkunden deri në plotësimin e kërkesave të tyre, që është rritja e koeficientit.

Back to top button