Deputeti Arifi bojkotoi ditën e ashkalinjve, Kurti ka një përgjigje për veprimin e tij

Kurti tha se qeveria e re dëshiron t’i ndihmojë edhe më shumë komuniteteve

Deputeti nga radhët e komunitetit ashkalinj Hetem Arifi ka munguar sot në shënimin e ditës së këtij komuniteti, organizuar nga Zyra e kryeministrit, për shkak të mos dakordimeve me kryeministrin Albin Kurti rreth ndarjes së mjeteve për pjesëtarët e komunitetit ashkalinj.

Kryeministri Albin Kurti shprehu keqardhje që  Arifi nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, duke sqaruar se bëhet fjalë për bojkot si rezultat i mos pajtimit midis tyre për ndarjen e mijëra eurove për këtë komunitet pa një thirrje publike për komunitetet e veçanta.

“Më lejoni të shpreh keqardhjen time që deputeti në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit ashkali, Hetem Arifi nuk është me ne këtu dhe disa përfaqësues të disa organizatave të tjera, për shkak të një mos dakordimi që ka ndodhur midis nesh. Ne nuk mund të vazhdojmë praktikën e qeverive të mëhershme ku me një lloj marrëveshje u jepen mjete prej mijëra euro pa thirrje publike komuniteteve të veçanta”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se qeveria e re dëshiron t’i ndihmojë edhe më shumë komuniteteve, si dhe zbutjen e nivelit të varfërisë me të cilën përballen pjesëtarët e këtij komuniteti, teksa paralajmëroi se .

Ministri për Komunitete dhe kthi m, Dalibor Jevtiq, tha se një nga prioritetet e të ardhmes është rregullimi i kushteve të jetesës së komunitetit ashkali.

“Ministria për Kthim dhe Komunitete në periudhën e kaluar ka pasur rast që bashkërisht me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare të punojnë në zgjidhjen e problemeve të komunitetit ashkali. Ne kemi qenë këtu t’i ndihmojmë kthimin e të gjithë atyre familjeve, të cilat janë shpërngulur nga Kosova dhe dua të cek si projekt i suksesshëm në të cilin kemi punuar përmes procesit të Shkupit i kemi kthyer familjet ashkali nga Maqedonia dhe Mali i Zi dhe dua të cek ndihmën e madhe nga ana e OSBE-së dhe institucionet tjera të Qeverisë së Kosovës dhe një nga prioritetet në periudhën e ardhshme do të jetë jo vetëm kthimi,, por ajo që është shumë me rëndësi e që nuk kryhet me kthimin e të shpërngulurve, që komunitetet pakicë të kenë kushte të mira për jetë”, u shpreh Jetviq.

Ndryshe, kjo festë sipas përfaqësuesve të këtij komuniteti, i bashkon ata për të qenë përkrah popullit shumicë, me të cilët siç thonë ata po ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Back to top button