Deputetët tjerë e duartrokitën atë

Deputetët tjerë e duartrokitën atë

Në Itali vendet më romantik konsiderohen Venediku, Firenca ose Roma.

Por, deputeti i paralementit Italian Flavio Di Muro nuk shkoi në asnjërin prej këtyre vendeve për t’i propozuar të dashurës martesë.

Ai të enjten gjatë një debati në parlament i bëri propozim për martesë, Elisa De Leo.

“Do të martohesh me mua”? e pyeti Flavio Di Muro, duke nxjerrë një unazë dhe duke shikuar të dashurën e tij, Elisa De Leo.

Deputetët tjerë e duartrokitën atë. Por, kryetari i parlamentit, ishte më pak i impresionuar.

Raportohet se dashura e tij ka pranuar propozimin për martesë. /21Media