Deputeti i VV-së: Vështirësitë në negociata nuk nënkuptojnë se ne do të qeverisim keq

Basha: Sapo të arrihet marrëveshja, qeverisja ka me qenë ma e mirë se që ka qenë deri më sot

Në emision debatues “Click” të RTV21, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se asnjëherë nuk do të ndalen për arritjen e një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Kjo është bindja e gjithë deputetëve, e kryesisë, e këshillit të përgjithshëm edhe premtim i Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me LDK-në, që marrëveshja të bëhet me LDK-në dhe nuk kemi me u ndal deri në fund për me arritë”, ka thënë Basha.

Tutje, Basha ka theksuar se vështirësitë që kanë në negociata nuk nënkuptojnë se do të qeverisin keq.

“Sapo të arrihet marrëveshja qeverisja ka me qenë ma e mirë se që ka qenë deri më sot dhe duke u bazuar në kuadrot e dy partive politike nuk dyshojë që kanë me bo punë të mira”, ka thënë Basha.

Ndryshe, edhe sot në qendër të vëmendjes ishin aktivitetet e dy subjekteve politike VV dhe LDK në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Përmes një letreje VV-ja refuzoi ofertën e LDK-së. Kryetari i kësaj partie Albin Kurti mes tjerash thotë se kërkesa për largimin e  kryetarit të Kuvendit, Konjufca është qasje jodemokratike./21Media

Back to top button