Deputeti tregon nga vijnë lypsarët

Kujtim Paçaku tregon se një pjesë e lypsarëve të komunitetit rom nuk janë vetëm nga Kosova

Deputet i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, ka thënë se eliminimi i lypsarëve nga rruga do të bëhej nëse  pirndërit e tyre do të punësoheshin dhe pastaj të obligoheshin që fëmijet  tyre t’i dërgojnë në shkollë. Ndërkohë që ka shtuar se lypsarët e këtij komuniteti nuk vijnë vetëm nga Kosova.  “Një grup janë që trafikohen nga Shqipëria, i kthejnë deri në kufi, prapë të nesërmen nga Kukësi vijnë edhe ka deshmitarë që i kanë parë me makina pa targa, do me thënë trafikohen abuzohen seksualisht edhe një grup është nga Plemetini”, ka thënë Paçaku

Ai ka shtuar se nuk është i kënaqur me gjendjen e romëve në Kosovë.  Sipas tij me kuotë të rezervuar për komunitete në institucionet e arsimit nuk janë të regjistruar numri adekuat i romëve, por i komuniteteve tjera, ngjajshëm edhe është bërë edhe punësimi, përcjell rtv21.tv

Paçaku ka deklaruar se me ligj jemi shembull në rajon, por që ai ligj sipas tij duhet të zbatohet. “Lojërat politke të cilat po zhvillohen mes Brukselit dhe Prishtinës zhvillohen mes shqiptarëve dhe serbëve dhe ata janë kryefjalë dhe kallxues i bisedave”, ka thënë Paçaku.

Në anën tjetër Habit Hajredini nga Zyra e Kryeministrit Për Qeverisje Të Mirë, ka thënë se ka progres në përmisimin e jetës së komunitetit rom por që ende ka për tu punuar. Ai ka shtuar se po punohet në dokumentit të ri që pritet të aprovohet. Njëra ndër to është edhe sigurimi i banimit në banesa kolektive.

Hajredini ka shtuar se duhet të ketë më shumë fushata që të bëhet vetëdijesimi i këtij komuniteti , nënave dhe fëmijeve për të mos kërkuar lëmoshë.

Për këto dhe detaje tjera ndiqnni videon ne vazhdim./21Media

Back to top button