Ismaili: Përçamjet me shekuj na banë pikë e pesë

Ismaili: Përçamjet me shekuj na banë pikë e pesë

Deputeti I Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili ka reaguar lidhur me zëvendësimin e flamurit kombëtar me atë shtetëror në hyrje të Prishtinës.

Ismaili ka thënë se të paktën është dashur që t’i lejnë dy flamurët bashkë.

“Palidhje. Nëse bash tu ka pikë me e qitë flamurin e kaltër, të paktën leji bashkë të dytë. Kur kryhet festa, gjeje një rreth tjetër, banja shtizën, edhe vendose qaty”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Tutje Ismaili duke komentuar zëvendësimin e flamurit ka thënë se përçamjet me shekuj na banë pikë e pesë.

“Debat pa pikë nevoje. Konflikt që s’po i duhet shqiptarëve qetash. Përçamjet që me shekuj na banë pikë e pesë. Po milet i plast jemi. Pikë. Të paktën e gjeta një mënyrë me e përdorë fjalën “pikë” me 4 kuptime të ndryshme”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ndryshe për shkak se në shtizën ku gjendet flamuri kombëtar shqiptar nuk ka rrymë, punëtorët nuk po arrijnë ta ulin atë dhe ta zëvendësojnë me flamurin e Kosovës. Në vendin e ngjarjes, te “Rrethi i Flamurit” janë parë edhe inspektorë të Komunës së Prishtinës./21Media