Franca- Urugai “live” në Kuvendin e Kosovës

Franca- Urugai “live” në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj sot ka qenë shumë aktiv në përcjelljen e ndeshjes mes Francës dhe Uruguait, derisa mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës.

Demaliaj nuk ka lejuar që t’i ikin momentet kryesore të takimit, shënimi i golave. Madje ai u përkujdes që t’u tregojë kolegëve të tij edhe për mënyrën e dhënies së golit të parë.

Kuvendi i Kosovës i ndërpreu punimet e seancës së sotme, për shkak të mungesës së deputetëve.