Deputetja e Vetëvendosjes padit deputeten e AAK-së

Arbërie Nagavci padit Teuta Haxhiun

Deputetja Arbërie Nagavci ka bërë padi për shpifje kundër deputetes së AAK-së Teuta Haxhiu, kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Lëvizja Vetëvebdosje.

Sipas VV-së padinë e ka dorëzuar personalisht deputetja Nagavci në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Shpifjet e Haxhiut kinse në lidhje me keqpërdorimet e Nagavcit vijnë në kohën kur është shtuar kritika ndaj keqqeverisjes së Haradianajt. Ajo vazhdimisht i përdor këto shpifje për ta hequr vëmendjen nga kritikat për Haradinajn. Kulmi i tyre ishte në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Arsim më 14 janar 2019, të thirrur si reagim ndaj situatës me grevën e përgjithshme në sistemin arsimor. Pikërisht këtë ditë, Haxhiu nuk u mor me nxënësit si anëtarë e Komisionit. Nuk u mor as me prindërit si deputete por vendosi ta bëjë rivalen politike duke gënjyer.”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Deputetja Arbërie Nagavci e ka e ka quajtur ‘budallaqe’ deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu, pasi kjo e fundit e ka akuzuar Nagavcin se e ka financuar organizatën e motrës së saj për arsim.

Polemika mes dy deputeteve ka nisur më 14 janar gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim ku po diskutohej greva e mësimdhënësve. /21Media

Back to top button