Deputetes i vritet vajza nga një grup kriminal

Loading...

Deputetes i vritet vajza nga një grup kriminal

Vajza e deputetes meksikane Carmen Medel Palmas është vrarë në palestër nga një grup kriminal. Deputetja lajmin për vdekjen e vajzës e kupton gjatë seancës parlamentare.
Pas marrjes së lajmit deputetja 59 vjeçare filloi të bërtiste në parlament derisa kolegët e qëndronin afër.

22 vjecarja, Valeria Cruz Medel studente e mjekësisë ishte qëlluar për vdekje në qytetin Mendoza.

Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar dy persona dhe thuhet njëri prej tyre ka rrëfyer se personi që i qëlloi vajzës së deputetes njihej si ‘El Richy’. Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Veracruz. Atë e kishin ngatërruar me të dashurën e një pjesëtari të një grupi kriminal./21Media