Pasi i gjeti pornografi të fëmijëve në kompjuter

Pasi i gjeti pornografi të fëmijëve në kompjuter

Deputetja në Parlamentin e Australisë, Rejçell Xhenkins, ka tronditur opinionin publik në vend, pasi që kumtoi se në kompjuterin e bashkëshortit të saj ka gjetur pornografi të fëmijëve.

Ajo më tutje shtoi se shumë njerëz e kanë kritikuar, pasi që nga foltorja në Parlament njoftoi opinionin se e ka lajmëruar bashkëshortin në polici.

“Shumë njerëz janë habitur me faktin se kam vendosur menjëherë që të flas publikisht për këtë çështje dhe që të shkoj në polici. Ata ndoshta kanë menduar se duhet të heshti dhe të përpiqem ti ndihmoj”, tha Xhenkins, shkruan rtv21.tv

Megjithatë, ajo më tutje rrëfeu se pasi që u këndell paksa nga shoku, e vetmja gjë që kishte para syve ishin vajzat e vogla që kishte parë dhe mënyra se si mund të ju ndihmonte atyre.

Në momentin kur kishte gjetur pornografinë me fëmijë në kompjuterin e bashkëshortit, pranë saj kishte qenë edhe i biri, nga i cili kishte kërkuar ndihmë për të hapur kompjuterin, pasi që bashkëshorti i saj kishte filluar të sillej në mënyrë të çuditshme.

Pasi që kishte parë përmbajtjen, ajo nuk kishte biseduar fare me bashkëshortin, por e kishte lajmëruar menjëherë në polici./21Media