Ajo publikoi disa fotografi nga fillimi i dasmës

Ajo publikoi disa fotografi nga fillimi i dasmës

Ashtu siç e do adeti, me miell e me sitë edhe deputetja në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka nisur sot festën në familjen e saj.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka nisur dasmën e djalit të saj Ermalit.

 

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga fillimi i dasmës.

“I gëzuar mengjesi i sotem per mua dhe familjen time! Në atmosferën e traditave tona nisëm dasmën e djalit tim Ermalit! Nuses Fatimes dhe djalit Ermalit lumturi e shumë fat nē çdo hap të jetës!”, ka shkruar deputetja në llogarinë e saj në Facebook.

Siç ka shkruar Berisha-Shala, për të kjo datë është e veçantë sepse po me këtë datë ata shënuan 26 vjetorin e martesës.

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Sala Berisha- Shala ka një karrirerë të bujshme politike.  Ajo vjen nga një familje atdhetare nga Drenica, e lindur në fshatin Vasilevë të Drenasit./21Media