Vetëm në pjesën e parë janë shënuar pesë gola

Vetëm në pjesën e parë janë shënuar pesë gola

Atletico Madrid nuk është kursyer aspak në derbin e Madridit kundër Real Madridit në ndeshjen miqësore parasezonale që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ekipi i drejtuar nga Simeone ka fituar me rezultatin 7 me 3, ku si një derbi nuk i ka munguar asgjë, madje as kartonat e kuq.

Atletico Madrid e ka nisur shumë mirë sfidën duke shënuar që në minutën e parë. Diego Costa me një gjuajtje të bukur e ndihmuar pak nga devijimi i Ramos ka mposhtur portierin Courtois dhe ka hapur serinë e golave.

Në minutën e 8-të mbrojtja e Realit tërësisht e hutuar i ka dhënë mundësi blerjes së re të Atleticos, Felix të shënojë golin e dytë. Dy golat e shpejtë e kanë hutuar Realin, i cili nuk po dinte si t’i reagonte presionit të ekipit kundërshtar.

Nga presioni, një nga futbollistët e Realit e ka humbur topin në hyrje të zonës, duke i dhënë mundësinë Correas që në minutën e 19-të të shënojë të tretin.

Në minutën e 28 është shfaqur përsëri Costa duke e çuar takimin në 4 me 0. Në fund të pjesës së parë Isco ka shkaktuar një penallti, e cila është shndërruar në gol nga Costa. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 5-0.

Në të dytën Reali ka bërë disa ndryshime. Siç duket as ndryshimet nuk e kanë ndryshuar lojën e Realit, ç’ka ka sjellur edhe golin e 6-të po nga Costa në minutën e 51-të. Real Madrid ka shënuar me anë të Nachos në minutën e 59-të.

Në minutën e 65-të Carvajal ka shkaktuar faull ndaj Lemar dhe ka pasur një zënkë të ashpër me Diego Costan. Albitri nuk ka hezituar dhe i ka nxjerrur jashtë të dy futbollistët.

Nacho ka fituar një penallti, e cila është shndërruar në gol nga Benzema në minutën e 85-të. Në fund të takimit një aksion i Real Madrid është kthyer në gol nga Sanchez.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 7:3.