Leganes shënoi fitore

Leganes shënoi fitore

Leganes ka vazhduar serinë e fitoreve para shikuesve të vet kundër Celta Vigos. Futbollistët e kësaj skuadre shënuan sonte fitore me rezultat 3:2, në kuadër të javës 16 të La Ligës së Spanjës.

Deri te tre pikët e reja, Leganes erdhi me golat e Rodriguez-Aimaz në minutat 15 dhe 39, si dhe Kevin Rodriguez në minutën e 55-të.

Golat për mysafirët i shënuan Nestor Araujo në minutën e 64-të dhe Iago Aspas pesë minuta para përfundimit të takimit.

Celta Vigo nga minuta e 71-të mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Gabriel Fernandez u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje, Leganes mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 9 pikë, po aq sa ka edhe Espanyol në vendin e fundit, derisa Celta Vigo renditet e 18-ta me 13 pikë.

Ndryshe, Leganes ka shënuar deri më tash katër fitore në përballjet me Celta Vigon si vendës.