Skuadrat shënuan nga një gol

Skuadrat shënuan nga një gol

Roma dhe Lazio u përballën sonte në kuadër të javës së 21-të të kampionatit italian në futboll.

Ndeshja e rivalëve të përbetuar të kryeqytetit në “Olimpico” përfundoi pa fitues – 1:1.

“Ujkonja” erdhi në epërsi me golin e Edin Dzeko në minutën 26-të të pjesës së parë, ndërsa tetë minuta më vonë mysafirët barazuan shifrat përmes Francesco Acerbi.

Pas këtij barazimi, Roma mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 39 pikë, shtatë më pak se Lazio një pozitë më lart.