Të plagosurit në gjendje të rëndë

Të plagosurit në gjendje të rëndë

Njëri nga të plagosurit në Lagjen Mati 1 është duke u trajtuar në sallën e operacionit në Klinikën e  Emergjencës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për rtv21.tv

Fazliu tha se njëri nga viktimat ka vdekur, ndërsa tre të tjerët janë duke u trajtuar në klinikë, ku njëri para pak minutave është dërguar në sallë për operim.

Sot rreth orës 16:00 katër persona janë plagosur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, më saktësisht në Lagjen e Mati 1.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar.

Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Në emër të Komunës, kryetari u ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës./21Media