Deri 50 milionë euro dënim për publikim të lajmeve të rrejshme!

Gjermania ka miratuar masa të ashpra

Qeveria e Gjermanisë ka miratuar gjobat, të cilat mund të arrijnë shumën deri në 50 milionë euro për rrjetet sociale, të cilat nuk reagojnë me kohë dhe nuk heqin informata me përmbajtje problematike, lajmet e rrejshme dhe porositë me gjuhë të urrejtjes, shkruan rtv21.tv

“Krimi i urrejtjes, kundër së cilit nuk luftohet me masa efikase, paraqet një rrezik për një shoqëri të lirë, të hapur dhe demokratike”, u theksua në kumtesën e Qeverisë së Gjermanisë.

Siç njoftuan agjencitë, gjobat janë paraparë për platformat onllajn, siç është ndër të tjera edhe rrjeti social, Fejsbuk dhe ato do të shqiptohen nëse këto platforma nuk reagojnë me shpejtësi dhe në mënyrë efikase ndaj lajmeve apo informatave me përmbajtje problematike.

Ligji i ri do të detyroi kompanitë që menaxhojnë këto platforma që shfrytëzuesve të ju ofrojnë mundësinë që të lajmërojnë shkrimet me përmbajtje problematike dhe që nga faqet e tyre të fshijnë këto shkrime, nëse konstatohet se bëhet fjalë për pornografi të fëmijëve, nxitje për terrorizëm apo krime me motive të urrejtjes.

Ky ligj tani duhet të miratohet edhe nga deputetet e Parlamentit të Gjermanisë./21Media

Back to top button