Në emisionin 21 Gradë të Radiotelevizionit 21 mysafir ishte basketbollisti i famshëm i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha

Në emisionin 21 Gradë të Radiotelevizionit 21 mysafir ishte basketbollisti i famshëm i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha

Karriera e sportistëve profesionist në shumicën e sporteve nuk mund të jetë shumë e gjatë, andaj edhe Dardani një nga basketbollistët më të mirë shqiptarë po mendon të ardhmen e tij.

Më herët mendimi i tij ka qenë që të vazhdojë karrierën deri në moshën 34-35 vjeçare si profesionist, gjë që varet edhe prej lëndimeve, mirëpo tani si 28 vjeçar Berisha i ka “hequr” një vit parashikimit të tij, duke e menduar karrierën në elitën e basketbollit deri në moshën 33-34 vjeçare, shkruan rtv21.tv.

2 vitet e fundit të karrierës Dardani i mendon si më të ngadalshme, duke u përgatitur për diçka tjetër në jetë, mirëpo dëshira e tij do të ishte që të vazhdojë karrierën e tij deri në moshën 35-36 vjeçare, nëse nuk do të kishte lëndime, motivi nuk mungon tek ai./21Media