Deri kur pritet të zgjasin reduktimet e energjisë elektrike, për RTV21 flasin nga KEDS-i

Ditët e fundit në Kosovë janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike. 6 orë me rrymë dhe 2 pa të.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë se nuk dihet deri kur vendi jonë do përballet me reduktime, ani pse siç ka thënë ai pritet të ketë përmirësim që nga sot.
“Nuk e dimë sa do te zgjasin. Sinjalet jane qe do te kete persmiresim qysh sot, por nuk mund te flasim me siguri te plote”, ka thënë Buzhala.
Portali rtv21.tv është në pritje të përgjigjes së Ministrisë së Ekonomisë për tu sqaruar edhe rreth marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH), për furnizim me energji.
Lidhur me dëmet që po shkaktojnë reduktimet, sot Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeverisë së Kosovës, që me urgjencë të ndërmerren masa ndaj humbjeve që po u shkaktohen bizneseve, si rrjedhojë e ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike./21Media

Back to top button