Deri më 3 prill zyrtarët duhet ta deklarojnë pasurinë

Detyrimin ligjor duhet ta kryejnë deri të martën

Agjencia Kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të martën, më 3 prill.

“Llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -03 për Procedurën e përgjithshme Administrative. Neni 81, paragrafi 4 përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Agjencia Kundër Korrupsionit njofton se kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj.

“Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button