Janë numëruar 26% e numrit të përgjithshëm

Janë numëruar 26% e numrit të përgjithshëm

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për portalin rtv21. tv ka treguar se gjatë ditës së sotme, deri në orën 16:00, janë rinumëruar 65 vendvotime.

“Pra, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara është: 364 vendvotime apo rreth 26%.”, ka thënë ai.

Kujtojmë se më 13 nëntor ka filluar procesi i rinumërimit të 1 mijë e 428 vendvotimeve pas vendimit që ka marrë Paneli për Ankesa dhe Prapashtesa. Pritet që ky proces të zgjatë rreth tre javë./21Media