Janë rinumëruar 50% e vendvotimeve

Janë rinumëruar 50% e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) deri më tani janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi për portalin rtv21.tv, ka thënë se ditën e hënë janë rinumëruar 132 vendvotime.

“Në ditën e gjashtë, të hënën, janë rinumëruar 132 vendvotime. Sipas të dhënave të deritashme janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej. Kjo shifër përbën 50% të vendvotimeve të rinumëruara deri më tani. Kanë mbetur për tu rinumëruar edhe 701 vendvotime të tjera.”, tha Elezi.

PZAP më 11 nëntor kishte vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1 mijë e 428 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.

Më 13 nëntor ka filluar procesi i rinumërimit dhe pritet që ky proces të zgjatë rreth tre javë./21Media