Deri në 2 orë pritje në Merdarë

Hyrjet po zgjasin 3-5 minuta

Qytetarët për të dalë nga Kosova, në pikëkalimin kufitar, Merdarë janë duke pritur rreth dy orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njoftoi se në orën 10:31, qytetarët po presin nga 100 deri në 120 minuta në Merdarë, shkruan rtv21.tv

Ndërkaq, në hyrje pritjet janë 3-5 minuta.

Ndërsa, në pikëkalimet e tjera kufitare, hyrjet dhe daljet e qytetarëve po zgjasin nga 3 deri në 5 minuta.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dje u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë pas arrestimit të qytetarit Nezir Mehmetaj nga autoritetet serbe në territorin serb.

Sa herë që mërgimtarët vijnë në Kosovë dhe kur kthehen në mërgim, gjatë pushimeve të verës dhe të dimrit, detyrohen të presin me orë të tëra në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.

Autoritetet e Kosovës për shkaktimin e kësaj situate kanë fajësuar vazhdimisht autoritetet e Serbisë, të cilët qëllimisht e neglizhojnë punën në pikat kufitare, duke mos e rritur numrin e personalit në kohën kur ka fluks të madh të udhëtarëve./21Media

Back to top button