Deri në 5 orë bashkatdhetarët presin në Merdare

Kolona është mbi 2500 metra

Bashkatdhetarët kanë dymbëdhjetë pika të kalimit kufitar në Kosovë, por ata siç duket më të përshtatshme e kanë atë në Merdare.

Pritjet në hyrje në këtë pikë kufitare janë nga 220 deri në 280 minuta, ndërsa, kolona e gjatë është mbi 2500 metra.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e orës 11:10, të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Pas Merdares, pritjet më të gjata janë në pikë kalimin kufitar, Dheu i Bardhë me 150 minuta dhe një kolonë prej 800 metrave.

Kurse, në Mutivodë pritjet janë nga 120 deri në 150 minuta ose një kolonë nga 700 deri në 800 metra.

Ndërkaq, në Jarinje pritjet janë 60 minuta.

Back to top button