Kolona të gjata mbi një kilometër

Kolona të gjata mbi një kilometër

Pritjet e gjata afro gjashtë orë në pikat kufitare me Serbinë po vazhdojnë edhe sot. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikëkalimin kufitar Merdare pritja për të dalë nga Kosova është 6 orë derisa kolona është e gjatë mbi 1 kilometër.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë prej 5 deri në 10 minuta, shkruan rtv21.tv.

Në Jarinje pritet deri në 2 orë për të dalë nga Kosova, kolona është e gjatë 1 kilometër. Në Muttivodë pritet rreth 2 orë, kolona është e gjatë 500 metra.

Kurse, në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova pritjet janë prej 2 orë. Në këtë pikë të kalimit kolona në dalje është 1 kilometër, kurse për të hyrë nga kjo pikë kuftiare pritet vetëm 5 deri në 10 minuta./21Media