Kate dhe Meghan privohen nga diamantët gjatë ditës

Kate dhe Meghan privohen nga diamantët gjatë ditës

Të jesh pjesë e një familje mbretërore aq sa është privilegj ka edhe vështirësitë e veta.

0Duhet t’u përmbahesh shumë rregullave e protokolleve të cilat ndoshta edhe nuk i do.

E një fat të tillë kanë edhe dukeshat Meghan Markle dhe Kate Middleton. Ato e kanë të ndaluar të bartin diamante gjatë ditës, para orës 18:00.

Sipas një eksperti të mirësjelljes si Kate Middleton ashtu dhe Meghan Markle e kanë të ndaluar të mbajnë diamante para orës 6 të pasdites, përjashto rastet e veçanta, Mbretëresha ua ndalon këtë gjë, për një arsye të thjeshtë: Pjestaret e Familjes Mbretërore nuk duhet ta teprojnë me aksesorët gjatë daljeve publike. Diamantët konsiderohen sipas saj paksa të tepruar për pjesën e parë të ditës, ndaj sipas Mbretëreshës, Kate e Meghan mund të vendosin gjithëfarë bizhuterish, aksesorësh përveç gurëve shkëlqyes./21Media