Deri tani dy të vdekur nga gripi, po verifikohet rasti i tretë

“AH1N1 nuk është grip derri nuk ka asgjë të pazakontë. Është virusi sezonal që po qarkullon”

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino konfirmoi dy raste të vdekjes nga virusi i gripit AH1N1, ndërsa po kryhen analizat për të verifikuar nëse dhe një rast i tretë vdekjeje ka qenë pikërisht sipasojë e këtij virusi.

Në një prononcim për media, drejtoresha nënvizoi se situata në Shqipëri është e ngjashme me vendet e rajonit dhe ato evropiane, përveç Greqisë që ka një intensitet më të shtuar.

“Deri tani janë dy raste të konfirmura me grip. Një rast i tretë po verifikohet nëse ka qenë si pasojë e gripit.”, tha Bino.

Rasti i fundit nuk i përket Elbasanit, por një bashkie tjetër, që doktoresha nuk e tha emrin e bashkisë.

“Kemi intensitet mesatar. AH1N1 nuk është grip derri nuk ka asgjë të pazakontë. Është virusi sezonal që po qarkullon.”, tha ajo.

Personat që kanë vdekur kanë qenë të pavaksinuar dhe të moshave 40-60 vjeç dhe me sëmundje shoqëruese që përbën dhe një faktor rreziku. Doktoresha Bino saktësoi se dhe tek fëmijët ka pasur raste të të prekurve me këtë virus por nuk ka asnjë vdekje apo formë të rëndë të këtij virusi

Doktoresha bëri apel për tu vaksinuar dhe për të bërë kujdes.

” Inkurajoj të gjithë njerëzit që të vaksinohen. Ka nisur që në fund të nëntorit 50 mijë doza janë prokuroruar nga MSh dhe 50 mijë doza të tjera kanë ardhur si ndihmë nga task forcë botërore për shëndetin” u shpreh Bino, raporton oranews.

Back to top button