Premiera në vitin 2021

Premiera në vitin 2021

Laura Dern, Sam Neill dhe Jeff Goldblum, do të kthehen në rolet e tyre në “Jurassic Park” në filmin e ardhshëm “Jurassic World 3”.

Rolet e tyre u bënë të ditura nga drejtori dhe producenti ekzekutiv Colin Trevorrow në shfaqjen e “Jurassic World”, ku mori pjesë Laura. Derisa personazhi që e luan Jeff, Ian Malcolm, u paraqit në filmin e vitit 2018, “Jurassic World: Fallen Kingdom”, Dern dhe Neill nuk janë kthyer me dinozaurë që nga filmi i vitit 2001 në “Jurassic Park III.”

Të gjithë kishin luajtur rolet e tyre në filmin origjinal të vitit 1993, “Jurassic Park.”

Trevorrow, i cili drejtoi filmin e vitit 2015 “Jurassic World,” do të bëjë regjinë e instalacionit të ardhshëm pas filmit të J.A. Bayona, “Jurassic World: Fallen Kingdom.” Këta dy filma arkëtuan 1.67 miliardë dhe 1.3 miliardë, respektivisht.

“Jurassic World 3,”  ku do të luajnë Chris Pratt dhe Bryce Dallas Howard, do të nxirret në qershor të vitit 2021./21Media