“KQZ të respektojë dekretin”

“KQZ të respektojë dekretin”

Pas miratimit të rezolutës në Parlament nga mazhoranca dhe opozita kundër vendimit të presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale, Presidenca ka dalë në një konferencë për të sqaruar edhe njëherë vendimin.

Presidenca thekson se shfuqizimi i 30 qershorit është i detyrueshëm për të gjithë aktorët politikë.

“Presidenti vlerëson se kjo retorikë, ndonjëherë edhe toksike, nuk i shërben aspak as zgjidhjes së krizës dhe as paqes sociale në vend. Presidenti deklaron edhe njëherë se dekreti për shfuqizimin e dekretit të 30 qershorit është një akt që është marrë në mbështetje të plotë të dispozitave të Kushtetutës. Ai është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë”, u shpreh këshilltari për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj.

Dervishaj theksoi se kush kundërshton dekretin e Metës duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ky akt është marrë bazuar te argumentet Kushtetuese. Ai është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. KQZ është e detyruar ta zbatojë, cdo vendim tjetër është i patolerueshëm nga ligji. Çdo parti që e kundërshton është e lirë të ngrejë pretendimet në Gjykatën Kushtetuese apo tjetër që vlerëson se mund të zgjidhë çështjen”, shtoi ai.

Ndryshe, me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime u miratua pasditen e sotme në Parlamentin e Shqipërisë rezoluta kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale./21Media