“Destur – Blasfemi e ëmbël”, shfaqja e regjisores Zana Hoxha Krasniqi

“Destur – Blasfemi e ëmbël”, shfaqja e regjisores Zana Hoxha Krasniqi

“Desturr – Blasfemi e ëmbël” është shfaqja me rrëfime të dy prej mistikëve të njohur të myslimanëve të njohur si ‘dervishë’. Shfaqja që vë në pah rrëfimet e Shemsi Tabrizit dhe Mevlana Rumit, do të inskenohet premierë më 17 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Regjisorja Zana Hoxha Krasniqi thotë se qëllimi i saj ka qenë që të krijojë një shfaqje që komunikon me zemrat e njerëzve. Me tekst të Musa Ramadanit e Elif Shafak, muzikë të Memli Kelmendit e koreografi të Robert Nuhës e skenografi e kostumografi të Juliana Vojkova Naman kjo shfaqje do të jetë premiera e katërt për vitin 2018 në Teatrit Kombëtar të Kosovës./21Media