U shokuan

U shokuan

Planet e një familje nga Karolina e Veriut u shkatërruan kur poqën një picë të ngrirë dhe gjetën një gjarpër të djegur në furrë. Amber Helm dhe bashkëshorti i saj, Robert thanë se ngrohën paraprakisht furrën dhe vendosën picën e ngrirë. Pas disa minutash, furra kundërmonte aromë të tmerrshme.

Nëna e dy fëmijëve tha se nuk ishte gati për këtë surprizë. “Furra filloi të kundërmonte dhe unë u thashë djemve të mi “shikoni”, doja të sigurohesha nëse vërtetë asgjë nuk ka ndodhur. Kur e shikova nga afër mbeta e mahnitur, “Zoti im! Një gjarpër!”. I hidhëruar nga mysafiri i panjohur në kuzhinën e tyre, Amber nxori për darkë dy djemtë e saj, një dhe tre vjeç, transmeton rtv21.tv

Edhe pse Roberti ishte në gjendje të hiqte gjarprin, pamja dhe aroma janë të vështira për tu harruar.

Familja Helm nuk e di se si hyri gjarpëri në furrë, por Amber tha që ata e përdorën për herë të fundit pajisjen për të përgatitur përshutën për Krishtëlindje dhe nuk e panë gjarpërin./21Media