Poezi nga Rexhep Hoxha

Poezi nga Rexhep Hoxha

Ka vdekur në moshën 90-vjeçare shkrimtari dhe pedagogu, Rexhep Hoxha. Hoxha ka qenë autori i shumë veprave për fëmijë si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Lugjet e verdha”, “Zëri i pyllit”, “Verorja”, “Ermali”, etj.

Megjithatë poezia “Lepuroshi”, mbetet në mendjen e çdo fëmije edhe sot.

LEPURUSHI

Deshi lepurushi,
të bëjë një mrekulli:
të vishej me tesha,
po sikur njeri.

Veshi pantallona,
këpucë e jelek,
n’Zvicër porositi
sahat me qostek.

Mirëpo të ngratit
i shkoi puna huq,
sepse veshët e gjatë
s’i ndenjën n’kapuç.