E dyshuara me vetëdëshirë deshi t'i bashkohej ISIS-it

E dyshuara me vetëdëshirë deshi t’i bashkohej ISIS-it

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, kundër personit me inicialet F. Z. për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

“E pandehura F.Z. më 23.08.2014, me dëshirë të plotë, me vetëdije përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“ në Prishtinë, ka lëshuar vendbanimin e saj të përhershëm në Republikën e  Kosovës, për të vazhduar fluturimin për në qytetin Stamboll të Republikës së Turqisë, me qëllim që përmes territorit të Republikës së Turqisë, të udhëtojë për në shtetet islamike Irak dhe Siri, me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS”, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune nga maltretimet e gjera te vrasjet në këto shtete, organizatë kjo e shpallur Organizatë Terroriste nga OKB-ja.”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Me këto veprime e pandehura F.Z. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga nenin 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./21Media