Kendall një adhuruese e zjarrtë e divës së muzikës

Kendall një adhuruese e zjarrtë e divës së muzikës

Modelja e famshme Kendall Jenner, po shkëlqen në sezonin e Javës së Modës në kryeqytetet kryesore të modës, por mesa duket nuk i mjafton kjo karrierë.

Në një video në prapaskenën e fushatës së Calvin Klein, Kendall është shprehur se dëshiron të punojë si asistentja personale e Beyonce për 1 vjet. Kjo pasi ajo dëshiron të zbulojë se çfarë ha për mëngjes këngëtarja e njohur dhe çfarë shikon në televizion në mbrëmje.

Dua të punoj për Beyonce. Dua të di çfarë ha ajo në mëngjes, çfarë gatuan në drekë e çfarë konsumon në darkë. Jam shumë kurioze të mësoj se çfarë serialesh pëlqen ajo dhe cilin po ndjek momentalisht” -tha Kendall duke treguar se është një adhuruese e zjarrtë e divës së muzikës/21Media