Rihanna ka zbuluar dëshirën e veçantë

Rihanna ka zbuluar dëshirën e veçantë

Ylli i popit, Rihanna ka treguar se cila është dëshira e saj më e madhe në botën e muzikës.

Padyshim edhe ajo si çdo artiste në botë ëndërron të fitojë një çmim Oscar, për rolin e saj në filmin ‘Valerian and the City of a Thousand Planets’, i cili do të dalë në kinema muajin tjetër.

“Do ta adhuroja ta kisha një. Kush nuk do donte të vlerësohej për punën e mirë? Çdo vlerësim meriton shpërblim. Unë punoj shumë duke lënë pas gjithçka tjetër, por pjesa e vlerësimit nuk është në dorën time”, ka thënë Rihanna për The Sun./21Media