"Isha e fokusuar se si dukesha unë, jo cfarë ishte prapa meje"

“Isha e fokusuar se si dukesha unë, jo cfarë ishte prapa meje”

Një modele që publikoi një selfie në tualet është bërë e njohur për një arsye tjetër. Fotografia e saj u bë virale pasi ndjekësit zbuluan diçka të pazakontë në tualet.

Modelja Paula Sophia pati qëllim të tregonte sa seksi dukej me veshjen e “PrettyLittleThing”, por ndjekësit u fiksuan tek letra higjenike.

Ndonëse ajo dukej seksi, njerëzit komentonin letrën higjenike, e cila shihet shumë larg tualetit.

Paula reagoi për këtë gjë në BuzzFeed duke shkruar: “Unë isha gati të fshija fotografinë, por vendosa të mos e fshij. Nuk i pashë gjërat se ku ishin kur bëra fotografinë. Isha e fokusuar se si dukesha unë, jo cfarë ishte prapa meje”, raporton oranews.