“Dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re”

Sot shënohet “Dita e Veteranit”

Me rastin e shënimit të 27 vjetorit të sulmit të parë ndaj familjes Jashari dhe “Ditës së Veteranit”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se i kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë dhe nderojmë gjithë sakrificën dhe kontributin e çdo veterani në luftën çlirimtare.

“Një ditë para përmbylljes së vitit, më 30 dhjetor, që shumë vjet shënohet Dita e Veteranit. Për çdo veteran të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo ditë është rikujtim i betejës së parë, më 30 dhjetor 1991, të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari me forcat serbe në Prekaz”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”.

I pari i vendit tha se heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë.

Me rastin e 27 vjetorit të sulmit të parë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe përfaqësues të institucioneve të Kosovës, kryetar të komunave dhe qytetarë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari në Prekaz.

Në vendin tonë sot po shënohet me disa aktivitete edhe Dita e Veteranëve./21Media

Back to top button