Dështoi takimi mes Zaevit dhe Selës, Zaev: Jam dëgjuar me Selën

Takimi ishte paraparë të zhvillohet në klubin e deputetëve

Ka dështuar takimi mes kryeministrit, Zoran Zaev dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, i cili ishte paraparë që të zhvillohet në klubin e deputetëve.

Kryeministri Zaev, në një prononcim për media njoftoi se arsyeja e dështimit të takimit është marrja e kompetencave për arsim të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“U dëgjova me zotin Sela, në notë proteste për arsye të marrjes së kompetencave në arsim të kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari nga MASH, ai e anuloi takimin” tha Zaev.

Tutje Zaev, ka shtuar se dyshja kanë lënë një hapësirë për komunikim, raporton TV21. /21Media

Back to top button