Futbollisti turk do të mbetet pjesë e Borussia Dortmundit

Futbollisti turk do të mbetet pjesë e Borussia Dortmundit

Ndonëse ishte arritur marrëveshja për kalimin e Emre Mor në radhët e Interit, por kërkesat e mëdha të agjentit të lojtarit kanë ndikuar në tërheqjen e klubit italian nga transferimi i futbollistit në San Siro.

Këtë e konfirmon edhe drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc i cili po ashtu thekson se lojtari nuk do të largohet nga verdh-e-zinjtë këtë verë.

“Negociatat me Interin kanë marrë fund”, ka thënë fillimisht Zorc.

“Emre Mor është lojtar i yni dhe do të vazhdojë të mbetet këtu”, ka theksuar ai.

Për reprezentuesin e Turqisë ka shprehur interesim edhe ekipi rus Zenit.