Vjen edhe një version i "Despacito-s", por kësaj here shumë më ndryshe

Vjen edhe një version i “Despacito-s”, por kësaj here shumë më ndryshe

Hiti “Despacito” i cili deri më tani ka grumbulluar mbi 4 miliardë klikime në kanalin zyrtar “Youtube” është bërë cover në shumë versione, mirëpo kësaj here vjen edhe në versionin tjetër më të veçantë.

Është Fatmir Makolli ai i cili “Despaciton” e ktheu në një version shumë më ndryshe dhe unik pra me çifteli, shkruan rtv21.tv.

Ai sapo ka lansuar instrumetalin dhe klipin këtij projekti.

Makolli paraqitet në klip me veshje tradicionale, e me çiftelinë e tij ai nxjerr tingujt e melodisë së hitit të këtij viti “Despacito”.

Gjithashtu, pjesë e klipit është edhe një grup valltarësh nga “Artdesing” të Jeton Vorfit duke i dhënë frymë mjaft interesante këtij projekti./21Media