Pritet që shumë shpejt të bëhet kënga e parë, e cila do të arrijë 5 miliardë shikime

Pritet që shumë shpejt të bëhet kënga e parë, e cila do të arrijë 5 miliardë shikime

Kënga ”Despasito” e cila u publikua gjatë vitit të kaluar në youtube, tashmë ka thyer një tjetër rekord.

Kënga e kënduar nga Luis Fons numëron plot 4.7 miliardë shikime, 25 milionë pëlqime dhe më shumë se 2 milionë komente.

Kjo këngë pritet që shumë shpejt të bëhet kënga e parë, e cila do të arrijë 5 miliardë shikime.

Pak kohë më parë ajo kaloi në vendin e parë për sa i përket klikimeve, një vend ky i mbajtur më parë nga kënga e Wiz Kalifia dhe Charlie Puth me këngën “See you again”, një këngë e cila ishte edhe kolonë zanore në filmin “Fast and Furios”.