Pesë destinacione

Pesë destinacione

Pushimet tuaja nuk ka përse të jenë gjithmonë të shtrenjta dhe luksoze. Nëse ju pëlqen udhëtimi, po aq sa dhe destinacioni, atëherë zgjidhni një nga vendet e mëposhtme për të vizituar dhe do të shpenzoni shumë pak para.

Dilema se ku do t’i kalojmë pushimet verore fillon nga buxheti. Ne jua thjeshtojmë, duke listuar destinacionet me kostot më të ulëta në Evropë. Këto pesë destinacione janë renditur në bazë të shpenzimeve të ushqimit, pijeve dhe argëtimit, por kostot e fluturimeve nuk janë përfshirë, shkruan rtv21.tv

Ja cilat janë plazhet më të lira, duke nisur nga Ulqini:

Plazhi i madh në Ulqin

Plazhi i madh i Ulqinit laget nga deti Adriatik dhe vija bregdetare është rreth 14 km e gjatë. Preferohet kryesisht nga rusët, serbët dhe vendasit, veçanërisht për çmimet e lira të ushqimit, pijeve dhe akomodimit.

Për dy persona një natë kushton rreth 30 euro.

Sunny Beach në Bullgari

Ndryshe nga plazhet e Malit të Zi, Deti i Zi i bullgarëve prej shumë vitesh preferohet nga britanikët, gjermanët, skandinavët dhe evropianët lindor për ditët sovjetike. Sunny Beach është vetëm 5 km i gjatë. Shumë e konsiderojnë viktimë të suksesit të tij, duke qenë se gjatë viteve të fundit është i mbipopulluar.

Për dy persona një natë kushton rreth 36 euro.

Sarandë

Ndërkohë që vendet fqinje kanë bërë shumë hapa në rritjen e turizmit dhe tërheqjen e vizitorëve nga vendet e pasura të Evropës, Shqipëria me gjithë përpjekjet mbetet ende shumë pak e vizituar. Gjithsesi Saranda është renditur e 3-ta në këtë listë. Deti Jon, ushqimi i freskët dhe natyra janë ato që vlerësohen më shumë nga turistët.

Për dy persona një natë kushton rreth 39 euro.

Ishulli Kos në Greqi

Ka me dhjetëra ishuj grekë, në këtë varg çmimesh. Ishulli Kos është pjesë e listës sepse është një nga më të mëdhenjtë e më të zhvilluarit në këtë grupim. Italianët dhe gjermanët e frekuentojnë më shumë, për shkak të fluturimeve të lira me Ryanair. Gjithashtu preferohet nga turistë të ndryshëm evropian për paketat turistike dhe resortet all-inclusive. Çmimet e hoteleve janë të përballueshëm, por ushqimi dhe pijet kushtojnë më shumë se vendet e listuara më sipër.

Për dy persona një natë kushton rreth 45 euro.

Tenerife (Ishujt Kanarie) në Spanjë

Sigurisht, Tenerife nuk është vend i panjohur për britanikët dhe gjermanët, që zgjedhin të pushojnë këtu gjatë gjithë vitit. Nga ne, shumë pak e njohin dhe e preferojnë. Ishulli ka pafund hotele dhe resorte, të mbipopulluar përgjithësisht gjatë muajve Korrik dhe Gusht. Çmimet e hoteleve, ushqimit dhe alkoolit janë të goxha të arsyeshme për standardin evropian.

Për dy persona një natë kushton rreth 48 euro./21Media