Katër të tjerë mbetën të lënduar

Katër të tjerë mbetën të lënduar

Detaje të reja për aksidentin tragjik në Tetovë, që ndodhi mbrëmë rreth orës 22:30 minuta në kryqëzimin e rrugëve 160 dhe 161 në afërsi të kazermës. Nga aksidenti lëndime kanë pasur edhe katër persona të tjerë.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, njofton se deri tek aksidenti tragjik ka ardhur makina e tipit Audi që është drejtuar nga një 17 vjeçar dhe një makinë e tipit Reno Megan që është drejtuar nga një 18 vjeçar. Në aksident ka humbur jetën 18 vjeçari me iniciale SH.L që kishte qenë shoqërues në makinën Audi, një 16 vjeçar i cili ka qenë udhëtarë i tretë në makinën Audi ka marrë lëndime të rënda trupore, me të cilën është transferuar në Qendrën Klinike të Shkupit.

Të dy shoferët janë pranuar në Spitalin Klinik të Tetovës, pasi që kanë pranuar ndihmën e par, shoferi i makinës Audi është lëshuar për shërim shtëpiak, ndërsa shoferi i makinës Reno Megan është mbajtur në Spitalin e Tetovës, në Spitalin e Tetovës për shkak të lëndimeve ka qëndruar edhe udhëtari i tretë që ka qenë në Audi.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, njoftoi se në makinën Reno Megan kishte edhe tre persona të tjerë, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.

Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurori i përgjithshëm kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe po punohet në ndriçimin e plotë të rastit./TV21