Aksidentet kanë filluar prej Sllatinës, Kroi i Mbreti e deri në Komoran

Aksidentet kanë filluar prej Sllatinës, Kroi i Mbreti e deri në Komoran

13 aksidente kanë ndodhur sot në magjistralen Prishtinë- Pejë konkretisht nga Sllatina, Kroi i Mbreti dhe Komoran në orën 17:20 deri në orën 18:40, 6 prej aksidenteve ka pasur persona me lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për portalin rtv21.tv ka treguar se ka të lënduar dhe dëme materiale, njësitet e policisë janë duke u marrë me disa raste të aksidenteve.

“Deri te Aksidentet dyshohet se ka ardhur si pasojë e reshjes se shiut dhe gjendjes (kushteve) se krijuar në rrugë, me ç’rast disa nga vozitësit nuk e kanë përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës si dhe nuk kane mbajtur distancë të mjaftueshme ndërmjet automjeteve për të shmangur aksidentet. Qarkullimi ne këtë aks rrugor është zhvilluar me vështirësi dhe janë krijuar kolona të gjata.

 Në vendngjarje kanë dal policia, ekipet e zjarrfikësve, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve si dhe autoambulancat . Pas orës 19:00 qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor ka filluar të normalizohet dhe policia ka kryer procedurat e nevojshme për aksidentet e evidentuara.”, ka thënë Hoxha.

Po ashtu ai ka porositur drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdeshëm dhe shpejtësinë të ja përshtatin kushteve të rrugës./21Media