Detaje rreth aksidentit ku gruaja humbi foshnjen

Kamioni ka goditur dje një grua shtatzënë

Një grua shtatzënë është goditur nga një kamion dje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, e cila si pasojë e goditjes ka humbur beben.

“Raportohet  i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjersa ka qenë duke drejtuar një kamionet në rrugë, nga pakujdesia ka godit këmbësoren viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK e cila kishte qenë shtatzënë dhe ka abortuar”, bën të ditur policia.

Me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button