Detaje rreth grabitjes me armë në termocentralin Kosova A

Grabiten para të gatshme, telefona e kartela të bankës

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në termocentralin Kosova A në Obiliq.

Policia e Kosovës bën të ditur se grabitja ka ndodhur rreth orës 18:11. Sipas policisë dy persona të armatosur nën kërcënimin e armëve kanë grabitur para të gatshme dy telefona mobil dhe dy kartela të bankës.

Po ashtu raportohet se viktima që ka raportuar rastin ka pranuar tretman mjekësor. Kurse rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Në anën tjetër nga Korporata Energjetike e Kosovës kanë thënë se është sulmuar një zyrtar i Kosova Thëngjilli (që merret me shitjen e thëngjillit) që operon në hyrje të TC Kosova A. “Në lidhje me këtë ngjarje janë lajmëruar organet e rendit të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin. Prandaj, ky sulm nuk kishte të bëjë me TC-Kosova A apo me punëtorë të KEK-ut“, thuhet në njoftimin e KEK-ut./21Media

Back to top button