Arrestohet një person

Arrestohet një person

Mbrëmë rtv21.tv raportoi për një rast grabitje në Fushë Kosovë. Sot Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë sa i përket rastit.  Sipas policisë tre personat të maskuar në një parking në zonën industriale , nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur  nga viktimat një shumë të konsiderueshme parash si dhe  një çantë me dokumente personale.

“Me të marr informacionin, policia është vënë në ndjekje të veturës Golf IV, ngjyrë hiri pa targa, me të cilën  janë larguar nga vendi i ngjarjes personat e dyshuar.Kjo veturë është ndaluar në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nga zyrtarët policor të cilët domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të rrezikshme. E gjithë kjo është bërë duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë,  potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre. “, thuhet në njoftimin e polisië

Po ashtu policia bën të ditur se lidhur me këtë rast ka arrestuar vetëm njërin nga personat e dyshuar

“F. S,  mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat Tentim vrasje, grabitje e armatosur dhe mbajte në pronësi, në kontroll, në posedim ose ne shfrytëzim të paautorizuar të armëve.  “, thuhet tutje në komunikatë.

Ndërkohë që njësitet policore kanë sekuestruar:

vetura Golf IV ,një pistoletë e kalibrit 8 mm ,një pistoletë të plastikës (lodër), një pale dorëza, dy kapela si dhe çanta e viktimës së bashku me dokumentet personale.

Po ashtu policia njofton se aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, si dhe po punojnë për identifikimin e arrestimin e personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në rast./21Media